Fitoi 0-6 në Verona, Inzaghi tregon sekretin e Interit

Fitoi 0-6 në Verona, Inzaghi tregon sekretin e Interit

12:28, 04/05/2023

Interi kaloi edhe pengesën Hellas Verona, madje me goleadë 0-6.

Trajneri Simone Inzaghi ndihet i lumtur pas fitores së tretë radhazi në Serie A dhe aspak i befasuar nga triumfi tenistik.

“Nuk jam i befasuar. Djemtë jepnin gjithçka nga vetja edhe kur nuk po arrinim rezultate pozitive. Isha i qetë dhe vazhdova të bëja punën time. Tani kemi një renditje më të mirë, por na pret një punë e madhe përpara.

Sekreti i momenti të mirë? Po marrim frytet e punës. Po na ndihmon edhe fakti që nuk na plas fare për kritikat. Po tentojmë të arrijmë objektiva të rëndësishme për klubin dhe tifozët tanë”, theksoi trajneri i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco