Projektet për stadiumin e ri të Durrësit, Duka: Do jemi vendi më i mirë në rajon për infrastrukturën sportive

Projektet për stadiumin e ri të Durrësit, Duka: Do jemi vendi më i mirë në rajon për infrastrukturën sportive

10:32, 04/05/2023

Është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për finalen 3 studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është gjithashtu pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka theksoi se qytetin i Durrësit e meriton një investim të tillë, që do të ketë një impakt të madh në etën ekonomike e sportive të qytetit.

Kreu i FSHF-së shprehu bindjen se me investimet e reja Shqipëria do të bëhet vendi me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

Gjithashtu, Presidenti Duka bëri edhe një herë thirrje për të mbështetur nismën e FSHF-së për ndërtimin e fushave të reja stërvitore që do të nxisin edhe më shumë zhvillimin e futbollit në vend.

“Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam këtu mes jush, jo vetëm për faktin që do të lancojmë një projekt për futbollin, por edhe për faktin që jam në qytetin tim. Pra jam dy herë i kënaqur që ky projekt është në qytetin tim.

Durrësi mbase e meritonte shumë më parë një investim të tillë, por asnjëherë nuk është vonë dhe unë mendoj që me iniciativën që është marrë nga Kryeministri në këtë stacion të dytë, sepse i pari ishte Korça dhe i treti do të jetë Vlora në këtë tur, ne plotësojmë infrastrukturën sportive të futbollit të luajtur në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që e them, por dua ta përsëris dhe jam krenar për këtë gjë, që ne me përfundimin e këtyre tre stadiumeve do të jemi vendi më i mirë në rajon sa i përket infrastrukturës sportive të futbollit”, tha ndër të tjera Duka në fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco