Mesfushori i Liverpoolit mbyll sezonin para kohe

Mesfushori i Liverpoolit mbyll sezonin para kohe

09:56, 04/05/2023

Thiago Alcantara mbyll sezonin para kohe. Mesfushori i Liverpoolit vuan prej gati dy muajsh për një problem në ijë dhe tashmë do duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Spanjolli ka zbritur në fushë për vetëm 96 minuta që nga rikthimi i tij në fillim të prillit.

Sipas raportimeve të medieve britanike operacioni është i nevojshëm në mënyrë që futbollisti 32-vjeçar të kthehet sa më shpejt në fushë.

Kontrata e Alcantarës skadon më 30 qershor 2024 dhe nuk përjashtohet mundësia që “The Reds” ta shesin atë në verë, duke pasur parasysh problemet e shumta që kanë ndikuar në performancën e tij në vitet e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco