Arsenali beson te titulli, triumfon ndaj Chelseat dhe kryeson përkohësisht kampionatin

Arsenali beson te titulli, triumfon ndaj Chelseat dhe kryeson përkohësisht kampionatin

23:09, 02/05/2023

Arsenali reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme pas humbjes ndaj Man. City-t. “Topçinjtë” e Londrës u përgjigjën siç duhet në derbin ndaj Chelsea-t, teksa argëtuan tifozët me një fitore të lehtë me rezultatin 3-1.

Chelsea nuk arriti të hedhë pas krahëve formën e dobët të javëve të fundit nën drejtimin e Frank Lampard, teksa ka regjistruar 6 humbje në 6 ndeshjet e fundit.

Zhbllokohet në minutën e 18-të derbi i Londrës, Arsenal – Chelsea.

Pasi mori një top nga Granit Xhaka, Odegaard, goditi saktë nga rreth 15 metra, duke mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga.

Goli i shpejtë e çliroi psikologjikisht skuadrën e Artetës, që dominoi në çdo aspekt duke shënuar gola të tjerë. Odegaard, sërish i asistuar nga Xhaka, në një pozicion thuajse identik së në rastin e golit të parë, dyfishon rezultatin (31′).

Vetëm pak çaste më vonë, Gabriel Jesus realizo të tretin nga një distancë e afërt.

Në pjesën e dytë Arsenali e uli ritmin, duke i dhënë mundësi Chelsea-t të shkurtonte diferencën me Madueke, 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco