Barcelona mposht Osasunën dhe i afrohet më shumë se kurrë titullit

Barcelona mposht Osasunën dhe i afrohet më shumë se kurrë titullit

22:47, 02/05/2023

Barcelona fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Osasunës në “Camp Nou”, në një ndeshje ku pjesën më të madhe të kohës katalanasit luajtën në superioritet numerik.

Sfida u vendos nga goli i Jordi Albës, në minutën e 85.

Barcelona me këtë sukses i afrohet edhe më shumë titullit e tashmë pret vetëm matematikën për të nisur festën.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi, tha se i shijon më shumë të fitojë duke vuajtur: “Kështu na shkoi ky sezon, luajmë mirë por na mungon efikasiteti para porte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco