Udhëtimi në Arabinë Saudite i kushton shumë, PSG mendon ndëshkimin për Lionel Messin

Udhëtimi në Arabinë Saudite i kushton shumë, PSG mendon ndëshkimin për Lionel Messin

19:42, 02/05/2023

Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite ka mërzitur jashtë mase drejtuesit e  PSG.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez po mendon të ndëshkojë argjentinasin pasi ai zbriti në aeroportin e Riadit pa leje.

Presidenti Al Khelaïfi është shumë i nevrikosur nga vizita e Messit në Arabi, sidomos pas humbjes së rëndë të PSG ndaj Lorient.

Ylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite për të promovuar turizmin e këtij vendi dhe humbi stërvitjen e së hënës, që u programua menjëherë pas humbjes ndaj Lorient. E hëna ishte programuar më parë ditë e lirë për lojtarët dhe Messi nuk mundi ta anulonte udhëtimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco