FOTO/ Dyqane, hotele dhe sheshe për tifozët, shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Korçës

FOTO/ Dyqane, hotele dhe sheshe për tifozët, shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Korçës

16:51, 02/05/2023

Projekti i studios daneze CEBRA është shpallur fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Në garë për stadiumin e ri ishin tri projekte; italianët e ARCHEA Associati, spanjollët e BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s.

Stadiumi do të jetë i rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj.

Image

Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

Stadiumi i ri është pjesë e projektit të qeverisë me Federatën e Futbollit, për rikonceptualizimin e impianteve të futbollit, ku përveç Korçës investime të tilla do të realizohen edhe në qytetet e Durrësit dhe atë të Vlorës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco