Klube europiane synojnë Abraham, Roma vendos çmimin e sulmuesit

Klube europiane synojnë Abraham, Roma vendos çmimin e sulmuesit

16:33, 02/05/2023

 

Këtë sezon Tammy Abraham ka shënuar 9 gola me fanellën e Romës. I fundit në “Olimpico” në barazimin 1-1 kundër Milanit dhe nën sytë e vëzhguesve të Manchester United, Tottenham dhe PSG, që ndiqnin nga afër sulmuesin, që synojnë të transferojnë në ekipet e tyre.

Roma i ka hapur rrugën shitjes së lojtarit, por jo për më pak se 40-45 milionë euro. Pothuajse gjysma e shifrës me të cilën mund ta blejë Chelsea, pasi në marrëveshjen mes palëve në momentin e transferimit të lojtarit në Itali, çmimi i riblerjes u vendos 80 milionë euro. Aktualisht “blutë” e Londrës kanë plane të tjera.

Abraham është në shënjestrën e shumë klubeve europiane, mes të cilave Aston Villa, Manchester United, Tottenham dhe PSG dhe nëse vjen oferta e duhur Roma është e gatshme që të shesë sulmuesin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco