PSG bie ndaj Lorient në ‘Parc des Princes’, rihapet gara për titull...?

PSG bie ndaj Lorient në ‘Parc des Princes’, rihapet gara për titull...?

19:27, 30/04/2023

Paris Saint-Germain bie ndaj Lorient në “Parc des Princes”.

Skuadra e Galtier u mund me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë për vendasit.

Miqtë gjetën avantazhin në minutën e 15-të, me Le Fee që zhbllokoi sfidën.

Vetëm pesë minuta pas pësimit të golit të parë, PSG mbetet në inferioritet numerik, pasi Hakimi mori kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 29-të, duke shfrytëzuar pakujdesinë e portierit Mvogo, Mbappe do të gjente rrjetën dhe do i dhuronte barazimin ekipit të tij, me një gol që u duk disi i çuditshëm.

Megjithatë në minutën e 38-të Lorient do të reagonte sërish, me Yongwa që riktheu avantazhin tek ekipi i tij.

Në minutën e 86-të Dieng do të gjente sërish rrjetën, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë ai nuk u dorëzua dhe vetëm tre minuta më pas do të realizonte, për ta çuar rezultatin e këtij takimi në 1-3.

Pas javës së 33-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain kryeson me 75 pikë, teksa Lorient ngjitet në vend të 10-të me 48 pikë.

Marseille ka mundësinë të afrohet me PSG-në në rast se fiton sonte në mbrëmje ndaj Auxerre, për ta shkurtuar në 5 pikë diferencën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco