Erling Haaland barazon rekordin e Alan Shearer

Erling Haaland barazon rekordin e Alan Shearer

18:38, 30/04/2023

Vetëm 3 minuta në sfidën ndaj Fulham kanë mjaftuar që “bomberi” norvegjez, Erling Haaland, të barazojë rekordin e Alan Shearer dhe Andy Cole, me këta 2 të fundit që kanë shënuar nga 34 gola në Premier League, respektivisht në sezonet 1994-1995 e 1993-1994.

Një 11-metërsh i akorduar nga arbitri u ekzekutua mrekullisht në gol nga “vikingu” i sulmit të City, duke arritur kështu në 34 gola në këtë sezon të Premier League.

Haaland i hapi rrugën fitores së skuadrës së tij 4-1 ndaj Fulhamit dhe me 3 pikët e marra sot të besuarit e Pep Guardiolës parakalojnë Arsenalin, duke u ngjitur në krye të Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco