Bayern Munchen përfiton nga ndalesa e Dortmundit dhe ngjitet në krye të Bundesligës

Bayern Munchen përfiton nga ndalesa e Dortmundit dhe ngjitet në krye të Bundesligës

17:35, 30/04/2023

Bayern Munchen rikthehet të fitorja pas një periudhe shumë të vështirë dhe këtë e bën në javën e 30-të të Bundesligës, ku përballë kishte Herthën e Berlinit dhe njëkohësisht rikthehet edhe në krye të renditjes.

Bavarezët bindën me rezultatin 2-0, në një takim që e dominoi të gjithin.

Tentativat nga ana e Bayernit për të gjetur rrjetën ishin të shumta, megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ishte Gnabry, i asistuar nga Kimmich, ai i cili në minutën e 69-të zhbllokoi sfidën, ndërsa Coman vetëm 10 minuta më pas realizoi golin e dytë për vendasit.

Pas javës së 30-të të Bundesligës, Byern Munchen kryeson me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, teksa Hertha Berlin vuan në vend të fundit me 22 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco