Manchester City nuk fal ndaj Fulhamit, i merr Arsenalit kreun e Premier League

Manchester City nuk fal ndaj Fulhamit, i merr Arsenalit kreun e Premier League

17:14, 30/04/2023

Manchester City merr fitoren minimale 1-2 ndaj Fulham City, në një takim që foli për ekipin e Guardiolës dhe i merr Arsenalit kreun e Premier League.

Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Erling Haaland që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 3-të.

Në minutën e 15-të Carlos Vinicius barazoi për vendasit.

Megjithatë ky barazim zgjati deri në minutën e 36-të, me Alvarez që riktheu ekipin e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë sfida ishte më e luftuar, megjithatë në këtë fraksion nuk u gjet nga asnjëra prej skuadrave rruga drejt rrjetës.

Pas javës së 34-t të Premier League, Manchester City kryeson me 76 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 10-të me 45 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco