Jurgen Klopp: Më vjen keq për Chelsean, shkroi një histori të bujshme

Jurgen Klopp: Më vjen keq për Chelsean, shkroi një histori të bujshme

16:24, 30/04/2023

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thumbuar pronarin e Chelseat, Todd Boehly.

Klopp thotë se Boehly “nënvlerësoi” atë që duhet për të drejtuar një klub futbolli të suksesshëm.

“Më vjen pak keq për Chelsean të jem i sinqertë, sepse nuk po shkon mirë, mendoj se ata janë një skuadër më e mirë, por nga ana tjetër është mirë të shohësh që nuk mund të blesh lojtarët më të mirë dhe të mendosh se gjithçka do të funksionojë”, tha Klopp.

“Duhet të ndërtosh një ekip dhe kjo është ajo që ata atje e nënvlerësuan dhe u dhanë trajnerëve të tyre një punë pothuajse të pamundur për të bërë.

Nuk mund të kesh dy dhoma zhveshjeje, nuk mund të stërvitesh në dy fusha, duhet të krijosh marrëdhënie, duhet të krijosh shpirt ekipi dhe kjo është e vetmja arsye pse jam paksa i lumtur për këtë.

Chelsea do të jetë mirë në fund dhe ata do të jenë tepër të fortë vitin e ardhshëm, por unë po i përdor vetëm si shembull. Në nivelin më të lartë, jo, ne nuk mund të bëjmë kështu. Dhe kjo është ajo që ne nuk do ta bëjmë.

Duhet të merren lojtarët e duhur dhe të ndërtohet një ekip i ri. Ky ekip shkroi një histori të bujshme dhe tani ne fillojmë një të re, kaq është”, deklaroi tekniku i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco