Tifozët e Barcelonës të ekzaltuar, klubi përgatit operacionin e bujshëm të merkatos së verës

Tifozët e Barcelonës të ekzaltuar, klubi përgatit operacionin e bujshëm të merkatos së verës

13:32, 30/04/2023

E ardhmja e Leo Messit vazhdon të jetë në qendër të vëmendhes, mes rinovimit me PSG dhe rikthimit në Barcelonë. Pikërisht për këtë mundësi të fundit, trajneri i katalanasve, Xavi, ka shprehur mendimin e tij dhe ka bërë një bilanc të situatës:

“Deri më sot, ne nuk e dimë nëse Leo do të kthehet në Barcelonë. Është shumë herët për të folur për këtë. Interesi ynë i vetëm duhet të jetë titulli i La Liga-s. Ndërsa për merkaton, do të shohim në të ardhmen”.

Tifozët e duan, klubi nuk ëndërron asgjë tjetër. Kthimi në shtëpi te Barcelona do të ishte përfundimi i denjë i një karriere për një kampion të kalibrit të Leo Messit. Nga ana e tij, Xavi gjithashtu do të pajtohej me këtë perspektivë dhe ardhja e tij ndoshta do të vendoset gjatë një samiti të jashtëzakonshëm:

“Në takimin me drejtuesit e klubit dhe drejtuesit e La Liga-s, do të bëhet fjalë për rikthimin e Leos. Ky takim është i nevojshëm që Barcelona të përmirësojë formacionin për sezonin e ardhshëm”.

Siç e dimë të gjithë, pengesa më e madhe që pengon rikthimin e Leos te Barça lidhet me borxhet e klubit. Gjithsesi, takimi me drejtuesit e La Ligës do të zhvillohet dhe Messi do të diskutohet, duke mbajtur në ankth tifozët e shumtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco