Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi

13:16, 30/04/2023

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, u largua i dëmtuar ditën e djeshme nga ndeshja Roma-Milan. Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme, u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

Ky dëmtim është padiskutim një goditje e fortë për lojtarin në një moment të rëndësishëm të sezonit, por edhe për Kombëtaren shqiptare që humbet në këtë mënyrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes.

Federata Shqiptare e Futbollit, Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij janë pranë mbrojtësit kuqezi në këtë moment të vështirë për karrierën e tij, por janë gjithashtu të sigurtë se Kumbulla do të ngrihet pas këtij rrëzimi momental.

Presidenti Duka ka komunikuar mbrëmjen e djeshme me lojtarin “duke i uruar rikuperim të shpejtë për të qënë sa më shpejt në fushën e lojës me fanellën kuqezi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco