Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Historia është shkruar mbrëmë te Barcelona: ‘Mini Messi’ debutoi në moshën 15-vjeçare

Historia është shkruar mbrëmë te Barcelona: ‘Mini Messi’ debutoi në moshën 15-vjeçare

10:40, 30/04/2023

Barcelona mposhti Real Betisin me rezultat 4-0 në xhiron e 32-të të La Ligës, ndërsa e veçanta ishte debutimi i 15-vjeçarit Lamine Yamal, që bëri histori duke u bërë futbollisti më i ri që luan për klubin katalanas.

Yamal bëri debutimin e tij për Barcelonën mbrëmë në moshën 15 vjeç e 290 ditë, dhe në përgjithësi ai është lojtari i pestë më i ri që luan në La Liga spanjolle. Rekordmeni është Luka Romero, i cili ka luajtur për Mallorca tre vjet më parë në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Futbollisti, i cili tashmë quhet ‘Mini Messi’ për shkak të trupit të tij të vogël, këmbës së majtë dhe driblimeve të shkëlqyera, u fut mbrëmë në lojë në minutën e 83-të kur zëvendësoi Gavi dhe në debutimin e tij mund të ishte në mesin e golashënuesve.

Në minutën e 87-të, ai rrëmbeu topin nga mbrojtja e Real Betisit, doli te portieri, por gjuajti drejt tij bëri që të humb mundësinë për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës.

Megjithatë, nëse i jepet mundësia të luajë deri në fund të këtij sezoni dhe në fillim të sezonit të ardhshëm, anësori i Barcelonës me siguri do të thyejë rekordin e mbajtur nga Ansu Fati (16 vjet e 10 muaj).

Futbollisti spanjoll me origjinë marokene mori vlerësime edhe nga trajneri Xavi në fund të ndeshjes.

‘Yamal luajti shumë mirë. I thashë të luante i qetë dhe si të mundej, dhe ai e bëri. Dhe ai është vetëm 15 vjeç, imagjinoni se… Ai për pak sa nuk shënoi. Ai është një lojtar i veçantë, ka shumë besim dhe mund ta shihni në stërvitje se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne’, ka thënë Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco