Ndodh gjithçka në 4 minuta, Roma dhe Milani ndajnë pikët në 'Olimpico'

Ndodh gjithçka në 4 minuta, Roma dhe Milani ndajnë pikët në 'Olimpico'

20:56, 29/04/2023

Ka përfunduar në barazim supersfida Roma-Milan në shifrat 1-1. Verdhekuqtë arritën të shënonin pranë fundit me Abraham, por kuqezinjtë barazuan në frymën e fundit me Saelemaekers

Në pjesën e parë, Roma nisi të kërcënojë Milanin në disa aksione dhe më konkreti ishte me Pellegrinin që goditi jashtë zone, por topi i shkoi pranë shtyllës.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra kuqezi u shfaq rrezikshëm me Tomorin që mori një krosim nga këndi, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, të dyja ekipet u hodhën në sulm për të kërkuar golin e avantazhit. Pranë fundit të ndeshjes, Milani pati një mundësi të mirë nga një goditje dënimi me Giroud, por topi shkoi mbi traun e portës.

Megjithatë, Roma arriti të shënojë me Abraham pranë fundit, por përgjigja e fundit erdhi nga Milani që shënoi në frymën e fundit me Saelemaekers.

Ky barazim e mban Milanin në vendin e 4-t me pikë të barabarta me kundërshtarin e sotëm që është një vend më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco