Bayernit s’i ndahet tersi, humbet edhe një tjetër titullar

Bayernit s’i ndahet tersi, humbet edhe një tjetër titullar

17:33, 28/04/2023

Thomas Tuchel ka humbur shërbimet e një titullari për shkak dëmtimi.

Dayot Upamecano ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

Vetë trajneri i Bayern Munchen në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Hertha Berlin, tregoi se kur do të rikthehet francezi.

“Upa pësoi një tërheqje të enjten dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë”, deklaroi Tuchel.

Qendërmbrojtësi i bashkohet dyshes Choupo-Moting dhe Davies në infermierinë e kampionëve të Gjermanisë.

Ndërkohë, trajneri i bavarezëve theksoi se Coman dhe Goretzka do të rikuperohen për takimin e fundjavës.

Bayern Munchen-Hertha Berlin do të luhet të dielën në orën 15:30.

Bundesliga kryesohet nga Borussia Dortmund. Verdhezinjtë numërojnë 60 pikë pas javës së 29-të, një më shumë se Bayerni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco