Sportingu i Lisbonës në gjurmët e Armando Brojës

Sportingu i Lisbonës në gjurmët e Armando Brojës

10:37, 28/04/2023

Sportingu i Lisbonës interesohet për Armando Brojën. Gjigantët portugezë po studiojnë mundësinë e huazimit të sulmuesit të talentuar shqiptar nga Chelsea.

Pas eksperiencës shumë të mirë të Southampton gjatë edicionit të kaluar, 21-vjeçari qëndroi në “Stamford Bridge”, por aventura e tij ishte e pafat. Në muajin dhjetor, ai pësoi një lëndim të rëndë në gju, duke humbur gjysmën e mbetur të sezonit.

Duke vlerësuar se mungon prej një kohe të gjatë në fushat e lojës dhe prej blerjeve të shumta të Çelsit, Sportingu i Lisbonës mund të jetë një alternativë e mirë që Broja të rikthejë karrierën në shinat e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco