VIDEO/ Ronaldo ka mbaruar...? Driblimi i dështuar që e bën të duket qesharak

VIDEO/ Ronaldo ka mbaruar...? Driblimi i dështuar që e bën të duket qesharak

13:47, 27/04/2023

Cristiano Ronaldo është duke përjetuar një periudhë të errët në Arabinë Saudite.

Skuadra e Al-Nassr nuk po ia del të marrë rezultatet e dëshiruara dhe një përgjegjësi e madhe bie edhe mbi yllin portugez, i cili nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit.

Eliminimi nga Kupa përballë Al-Wehda, duket se “thyen” përfundimisht edhe raportet e CR7 me tifozerinë e tij.

Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër luzitanit, sidomos pas rastit të fundit ku Ronaldo dështon keq në një tentativë për të dribluar kundërshtarin.

Ish-lojtari i Manchester United rrëshqiti dhe humbi kontrollin e topit, teksa duke e lidhur këtë episod me paraqitjet e fundit të luzitanit, tifozët shprehen të bindur se epoka “CR7” është mbyllur përfundimisht.

Madje, ata nuk ngurrojnë të fajësojnë edhe drejtuesit e klubit për nënshkrimin me Ronaldon duke e cilësuar portugezin si transferimin më të keq në historinë e Al-Nassr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco