Guardiola nuk nxitohet për titullin: Jemi në vend të dytë

Guardiola nuk nxitohet për titullin: Jemi në vend të dytë

10:13, 27/04/2023

Manchester City dominoi dhe fitoi ndaj Arsenalit në “Etihad Stadium” teksa i mposhti “Topçinjtë” me shifrat 4-1.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola ishin të papërmbajtshëm, me teknikun spanjoll që mori përgjigjet e duhura në sfidën që konsiderohej si një finale për titullin e Premier League.

Pas sfidës, tekniku spanjoll u shpreh se tashmë skuadra e tij është në pozitat e duhura, pasi fatet e kampionatit i kanë në këmbët e tyre.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk dua të them se ishte vendimtare. Por, ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër. Luajtëm shumë mirë dhe e dija mirë se kë kishim përballë. Arsenali mbetet një ekip i shkëlqyer dhe mbi të gjitha janë ende në krye të Premier League.

E di që mund të duket naive kjo që them, por jemi dy pikë pas tyre. Megjithatë, jemi në pozitat e duhura pasi tashmë e kemi në dorë fatin tonë, gjithçka varet nga ne. Nuk dua t’i marr të mirëqena gjashtë pikët në dy ndeshjet e prapambetura, pasi duhet t’i fitojmë në fushë”, u shpreh Guardiola.

Aktualisht, Arsenal është në vend të parë me 75 pikë, dy më shumë se Manchester City, por me “The Citizens” që kanë dy ndeshje për të rikuperuar duke pasur kështu shansin për të marrë kreun kur skuadrës së Guardiolës i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco