Man.City-Arsenal, flet Guardiola: Nëse fitojmë, fati i titullit është në duart tona

Man.City-Arsenal, flet Guardiola: Nëse fitojmë, fati i titullit është në duart tona

13:33, 26/04/2023

 

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni në Premier League mes Manchester City dhe Arsenal. Miqtë kanë 5 pikë epërsi ndaj kampionëve në fuqi të City, por që kanë dy ndeshje më pak. Ndaj, kjo përballje bëhet delikate për të dyja palët, që synojnë fitoren.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dule folur përt këtë sfidë, shprehet: “Na u desh shumë punë dhe muaj përpjekje për të ardhur në këtë pikë të sezonit. Tashmë fati është në duart tona. Natyrisht që edhe Arsenal ka në dorë fatin  e tij, pasi nëse fiton do të varet edhe nga ata”.

“E përsëris, fati sot është në duart tona dhe nëse fitojmë nuk ka asnjë dyshim që ne do të bëjmë maksimumin për ta fituar titullin. Gjithsesi, deri në fund të sezonit ka ende edhe 7 ndeshje, ndaj do të jetë një garë e hapur për të dyja skuadrat”, deklaroi trajneri Pep Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco