Serie A/ Atalanta ‘gjunjëzon’ Romën dhe futet në garë për zonën Champions

Serie A/ Atalanta ‘gjunjëzon’ Romën dhe futet në garë për zonën Champions

22:51, 24/04/2023

Ka përfunduar ndeshja mes Atalantës dhe Romës, e vlefshme për javën e 31-të të Serie A.

Atalanta fitoi me rezultatin 3-1, duke shtuar shanset për një vend në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Pjesa e parë u mbyll me golin e vetëm të Mario Pasalic në minutën e 39-të.

Roma kishin mundësit e saj, megjithatë nuk u tregua konkrete.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola të tjerë.

Atalanta fillimisht çoi në 2-0 ndeshjen.

Ishte Toloi ai i cili i dha epërsi të dyfishtë vendasve.

Më pas Pellegrini ngushtoi rezultatin, duke shënuar në minutën e 83-të të ndeshjes.

Megjithatë, Atalanta shënoi menjëherë pas një minute, falë gabimit të portierit të miqve.

Me këtë humbje Roma mbetet në kuotën e 56 pikëve në vend të pestë, ndërsa Atalanta në të shtatin me 52 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco