Dejvi Bregu shënon përsëri në Turqi, barazon golat e sezonit të kaluar

Dejvi Bregu shënon përsëri në Turqi, barazon golat e sezonit të kaluar

22:27, 24/04/2023

Dejvi Bregu vazhdon të jetë protagonisti kryesor i skuadrës së Boluspor në kategorinë e dytë turke.

Fantazisti vlonjat është një nga emrat më të spikatur të këtij edicioni dhe ku me ekipin e tij po tenton që në javët e fundit të arrijë play-off për ngjitjen në Superligë.

Sot, ai ka arritur të tundë përsëri rrjetën me klubin e tij, duke barazuar kështu numrin e golave që kishte shënuar edhe një sezon më parë.

Në ndeshjen që Boluspor luante ndaj Sakariaspor, futbollisti shqiptar ishte ai që shënoi golin e avantazhit të përkohshëm në minutën e 41-të të ndeshjes, kur u akordua një penallti.

Bregu ishte i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij teksa arriti kuotën e 5 golave në këtë edicion, si një vit më parë.

Një statistikë që padyshim do të mundohet ta përmirësojë në javët e fundit që i kanë mbetur nga ky sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco