Denoncimi i Arjan Hoxhës: Rakip Suli shkriu ekipin e Kamzës, stadiumin ia dha me qira Krujës

Denoncimi i Arjan Hoxhës: Rakip Suli shkriu ekipin e Kamzës, stadiumin ia dha me qira Krujës

21:55, 24/04/2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ishte i ftuar tek emisioni “Çim Peka Live” te Syri Tv, ku foli për programin e tij, teksa preku dhe çështjen e sportit.

Siç dihet, Kamza aktualisht nuk ka një ekip futbolli për t’u përfaqësuar në kampionatin shqiptar dhe për këtë fakt kandidati Hoxha fajëson kreun e Bashkisë, Rakip Sulin.

Pak vite më parë Kamza ishte pjesë e Superligës, ndërsa tashmë ky klub nuk funksionon dhe te stadiumi i ndërtuar luajnë skuadra të tjera.

“Kamza ka nevojë edhe për sportin. Kamza ka qenë në futboll në elitë, në Superligë. Sot stadiumi i Kamzës i është dhënë me qira ekipit të Kastriotit të Krujës. Rakip Suli e ka shkrirë ekipin e Kamzës. Pallati i Kulturës është kthyer vetëm për takime politike, asnjë aktivitet tjetër artistik për banorët.

Unë jam kundër refrenit politikë, politikë...Absolutisht qytetarët kanë nevojë për shërbime të tjera, mundësi dhe qasje të tjera.

Kamza vuan për menaxher, jo për kryetar. Si mund ta fuqizosh arkën e bashkisë dhe ta kthesh në shërbim, si ta bësh qeverisjen eficente. Ujësjellësi i Kamzës ka 1200 punonjës, i mbifryrë vetëm e vetëm për vota”, tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco