Konfirmohet trajneri i ri i Tottenhamit pas shkarkimit të Stellinit

Konfirmohet trajneri i ri i Tottenhamit pas shkarkimit të Stellinit

21:26, 24/04/2023

Tottenham Hotspur shkarkoi këtë të hënë edhe trajnerin e përkohshëm, Cristian Stellini, i cili e mori këtë detyrë pasi u shkarkua Antonio Conte.

Në letrën e presidentit Daniel Levy, e publikuar nga faqja zyrtare e klubit, thuhet se ky vendimi erdhi pas humbjes së pësuar në fundjavë ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 6-1.

Përveç italianit Stellini, nga klubi është larguar edhe stafi i tij.

Ai udhëhoqi skuadrën londineze nga 26 marsi, teksa ishte e programuar që të qëndronte në postin e trajnerit deri në fund të sezonit.

Nga Levy u bë e ditur se skuadra në vazhdim do të drejtohet nga Ryan Mason.

Për stafin e trajnerëve u tha se do të njoftohet më vonë.

“Ryan Mason do të marrë detyrën e trajnerit me efekt të menjëhershëm. Ryan e njeh mirë klubin dhe lojtarët. Ne do të përditësojmë më tej për stafin e tij stërvitor në kohën e duhur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga Tottenhami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco