Gol i gjithi shqiptar, ish-futbollistët e Kukësit dhurojnë spektakël kundër Fenerbahçes

Gol i gjithi shqiptar, ish-futbollistët e Kukësit dhurojnë spektakël kundër Fenerbahçes

21:02, 24/04/2023

Valon Et’hemi është rikthyer për të bërë protagonistin në elitën e futbollit turk me Istanbulsporin përballë Fenerbahçes.

Ish-futbollisti i Kukësit shënoi dy gola për skuadrën e tij duke rivendosur barazimin e përkohshëm kundër një prej gjigantëve të Superligës turke.

Në minutën e 57-të, Et’hemi shkurtoi diferencat me anë të një penalltie, ndërsa në minutën e 66-të, pas një topi fantastik të dhënë nga Eduard Rroca, 25-vjeçari lëshoi një gjuajtje e cila u devijua e më pas shkoi në rrjetë.

Gjithsesi ky barazim ishte vetëm i përkohshëm pasi 6 minuta më vonë Fenerbahçe kaloi sërish në avantazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco