Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Casano del kundër Milanit: Nuk e meritonte të kalonte Napolin

Casano del kundër Milanit: Nuk e meritonte të kalonte Napolin

20:54, 24/04/2023

Antonio Casano nuk është i kënaqur që Milani kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ku do të ndeshet me Interin.

Si zakonisht, ish-sulmuesi ka qenë thumbues, duke kritikuar kuqezinjtë të cilët sipas tij nuk ishin në nivelin e Napolit, edhe pse e mundën në sfidën e dyfishtë.

“Sipas meje, Milani, mes ndeshjes së parë dhe të kthimit, nuk e meritonte që të kalonte përballë Napolit”, tha ai “Bobo TV” ku u ndal te paraqitjet e skuadrave italiane në Europë.

“Skuadra e Spaletit gjuajti në portë 45 herë, në ndeshjen e parë mund të shënonte 4 gola në 12 minutat e para”, kujtoi ish-sulmuesi.

Sipas tij, meritat janë të gjitha të Stefano Piolit, i cili ka marrë maksimumin nga ekipi.

“Duhet t’i bëjmë komplimente Piolit për atë që ka bërë. Ai është shumë i aftë dhe është përmirësuar shumë”, tha Casano.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco