Kim Jong Un ndjek gjysmëfinalen e FA Cup, diktatori i Koresë së Veriut bëri tifo për…

Kim Jong Un ndjek gjysmëfinalen e FA Cup, diktatori i Koresë së Veriut bëri tifo për…

20:22, 24/04/2023

Kim Jong-un ka ndjekur gjysmëfinalen e Kupës FA mes Manchester United dhe Brighton, së bashku me një numër të rëndësishëm të bashkëqytetarëve të tij.

Diktatori i Koresë së Veriut ia tregoi dashurinë e tij për “Djajtë e Kuq” një politikani perëndimor gjatë një vizite dhe “The Sun” shkruan se nuk humbet kurrë një ndeshje apo një turne të madh futbolli.

Kim e ndoqi gjysmëfinalen e “Wembley”-t përpara një ekrani gjigant në një prej pallateve të tij të shumtë.

Në vendin që nuk lejon filmat dhe programet televizive perëndimore, kush kapet duke i ndjekur ato mund të shkojë deri në ekzekutim.

Ky është një problem shumë i madh për 25 milionë banorët e vendit.

Ndërkohë që edhe lënia e fëmijëve t’i shikojnë ato mund të rezultojnë në dërgimin e prindërve në burg.

Por një nga ndikimet e huaja që ka arritur të depërtojë nëpër çarjet e vogla nga bota e jashtme në Korenë e Veriut është Premier Liga.

Ekspertët i thanë “The Sun” se regjimi i pamëshirshëm arrin të kontrollojë ndeshjet e Premier Ligës dhe ndeshjet e tjera përpara se t’i transmetojë ato në TV.

Por ndeshjet shfaqen me një vonesë deri në katër javë. Prandaj rezultatin e Brighton-Manchester United, koreano-veriorët nuk do ta zbulojnë derisa të jemi vetëm disa ditë larg finales së FA Cup.

Martin Williams, një studiues që monitoron televizionin e Koresë së Veriut, shpjegoi se transmetimet shtetërore tregojnë sporte të përditshme, shumë prej tyre nga Perëndimi, duke përfshirë futbollin nga Anglia.

Ndërsa eksperti i Koresë së Veriut, Zhan Li, i qendrës kërkimore “Wilson”, tha se koreano-veriorët kanë një lidhje të ngushtë me futbollin anglez për shkak të suksesit të ekipit kombëtar në vitin 1966.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco