Avioni i lojtareve femra të Arsenalit përfshihet nga flakët para ngritjes nga pista

Avioni i lojtareve femra të Arsenalit përfshihet nga flakët para ngritjes nga pista

20:00, 24/04/2023

Një avion i tipit “Boeing 737”, me të cilin po fluturonte skuadra e femrave të Arsenalit, është përfshirë nga flakët në pistë, pak momente para se të ngrihej në ajër.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e qytetit gjerman të Braunschweig pasi një zog u fut në motor teksa avioni po lëvizte në pistë para ngritjes.

Flakët nisën menjëherë në njërin nga motorët dhe vëmendja e pilotëve bëri që të mos ngriheshin nga pista, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Skuadra e femrave të Arsenalit po rikthehej në Londër pas ndeshjes së vlefshme për Champions League ndaj Wolfsburg-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco