‘Do ta kujtoni këtë foto gjithë jetën’, Rrahmani entuziast pas fitores

‘Do ta kujtoni këtë foto gjithë jetën’, Rrahmani entuziast pas fitores

12:06, 24/04/2023

Napoli fitoi 1-0 në transfertë përballë Juventusit dhe pas këtij suksesi ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion. Diferenca me Lazion e vendit të dytë ka shkuar në 17 pikë dhe skuadra e Spallettit mund të shpallet kampione matematikisht që javën e ardhshme.

Nëse Napoli fiton javën e ardhshme përballë Salernitanës dhe Interi mposht Lazion, atëherë napolitanët do të shpalleshin kampionë të Italisë.

“Do ta kujtoni këtë foto gjithë jetën”, shkruan Amir Rrahmani në Instagram, ku ka postuar një foto të skuadrës në dhomat e zhveshjes pas suksesit ndaj Juventusit. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Spallettit këtë sezon, që ka shkëlqyer me paraqitjet në fushën e blertë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco