Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bayern në krizë, Kahn-Salihamidzic rrezikojnë shkarkimin

Bayern në krizë, Kahn-Salihamidzic rrezikojnë shkarkimin

11:43, 24/04/2023

Bayern po përjeton një krizë totale. Disfata e fundit kundër Mainz, një humbje 3-1 me përmbysje ka trazuar akoma më shumë ambientin në Mynih. Ekipi i Tuchel lëshoi kreun, tashmë pronë e Dortmund, plus 1 pikë. Në këtë formë, Bayern rrezikon jashtëzakonisht shumë të mbyll një sezon pa asnjë trofe, diçka që nuk imagjinohet nga tifozët dhe nga drejtuesit.

Më 22 maj, në shtëpinë e Bayern do të mblidhet këshilli administrues i klubit bavarez ku sipas Bild pritet të merren vendime të forta. Në dyshim është pozicioni i Oliver Kahn, por nuk është i sigurt as Hasan Salihamidzic, i përfunduar nën akuzë së fundmi për shkarkimin e Nagelsmann dhe për një merkato jo efikase.

Si do të jetë e ardhmja e dy drejtuesve të lartë, e sigurt është që Bayern do të hidhet me kohë të plotë në merakto për të rifreskuar ekipin, objektivi kryesor është gjetja e një “bomberi” të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco