Kur është zhvilluar për herë të parë Kampionati Botëror i Formula 1?

Kur është zhvilluar për herë të parë Kampionati Botëror i Formula 1?

09:41, 24/04/2023

Kampionati Botëror i Formula 1 lindi në vitin 1950 me vendim të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit , e cila në vitin 1946 kishte krijuar kategorinë e re. 

Në garën debutuese, më 13 maj 1950 në qarkun Silverstone (Angli), morën pjesë 21 shoferë. 

Për t'i mbrojtur ata kishte vetëm helmeta dhe syze. 

Rregullorja pranonte dy lloje motorësh : deri në 1500 cm3 zhvendosje për motorët me turbo dhe deri në 4500 për ato me aspirim natyral. 

Nuk kishte kufizime në peshë ose karburant (ngarkimi me karburant në garë zgjati rreth 30 sekonda).

EPOKA E PIONIERËVE. Numrat e garave që u caktoheshin makinave njëvendëshe ndryshonin herë pas here dhe rreshti i parë përbëhej nga 4 makina. 

Mosha mesatare e shoferëve ishte shumë më e lartë se sot: Luigi Fagioli ishte 52 vjeç, Gigi Villoresi 41, Juan Manuel Fangio 39 dhe Giuseppe Farina (i njohur si Nino) u bë kampioni i parë i botës në 44 vjeç.

Dominuese ishte Alfa Romeo 158, e cila fitoi të gjitha garat evropiane: e konceptuar që nga viti 1937, kishte 350 kuaj fuqi.

PARARENDËSIT. Më parë, në vitin 1925 në Monza, tashmë ishte zhvilluar një kompeticion i përcaktuar si "kampionati botëror", por në një garë të vetme: fitoi Alfa Romeo e drejtuar nga Gastone Brilli-Peri. 

Më pas, njëvendëshët vazhduan të garojnë në gara teke, të quajtura Grandes épreuves ("Sprova të Mëdha") ose Grands Prix ("Çmimi i Madh").

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco