Salihamidzic flet për krizën e Bayern: Duhet të sjellim në lojë energjinë

Salihamidzic flet për krizën e Bayern: Duhet të sjellim në lojë energjinë

09:49, 24/04/2023

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic foli ditën e djeshme për mediat pas disfatës ndaj Mainz, ku Bayern u mund në transfertë duke e humbur vendin e parë pas fitores së Dortmund.

Në mesjavë bavarezët u eleminuan nga Champions nga Manchester City. Situata nuk duket fort mirë për ekipin që pas shkarkimit të Nagelsmann nga dyshja Salihamidzic-Kahn.

“Nuk e prisja”, tha boshnjaku pas ndeshjes me Mainz. “Tani më duhet të flas me disa nga lojtarët dhe të përpiqemi të kuptojmë. Duhet të mbrohemi më shumë. Duhet të sjellim në lojë energjinë.

Përgjegjësitë e trajnerit? Është e vështirë të thuash. Trajneri duhet së pari të njohë ekipin. Kishim pësuar disa disfata, tani duhet të flasim, të analizojmë dhe t’i përmirësojmë gjërat.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco