Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barça ëndërron rikthimin e Aubameyang, katalanasit në pritje të verës

Barça ëndërron rikthimin e Aubameyang, katalanasit në pritje të verës

08:39, 24/04/2023

Kjo verë do të sjellë revolucione të mëdha te Chelsea. Krahas lëvizjeve të dukshme në hyrje, për “blutë” e Londrës do të jetë e rëndësishme që të fitojnë sa më shumë para nga largimet e lojtarëve të tepërt, të cilët duhet theksuar se janë goxha në numër.

 

Sipas raportimeve të medieve britanike, midis tyre janë edhe N’Golo Kante dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të dy të ndjekur me interes të lartë nga Barcelona.

Francezit i skadon kontrata në qershor, por ka një opsion për rinovim në favor të anglezëve që do të ushtrohet deri në maj, gjë që e vështirëson disi një kalim të tijin te Barça.

Për gabonezin nga ana tjetër do të ishte një rikthim. Barça do ta mirëpriste me kënaqësi vetëm për një shifër të logjikshme, pasi ia kishte shitur londinezëve për 10 milionë paund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco