VIDEO/ Napoli mposht Juventusin brenda në Torino, goli i Raspadorit e afron edhe më shumë me titullin

VIDEO/ Napoli mposht Juventusin brenda në Torino, goli i Raspadorit e afron edhe më shumë me titullin

22:51, 23/04/2023

Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke triumfuar në derbin e javës së 32-të, ndaj Juventusit.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e fitoi këtë ndeshje si mysafire e bardhezinjve.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0-1.

Golin e fitores për napolitanët e shënoi Giacomo Raspadori (90+3’).

Vlen të theksohet se “Zonja e Vjetër” ia doli të shënonte njëherë në minutën e 83-të përmes Angel Di Marias, por goli pastaj u anulua nga VAR-i për shkak të një faulli.

Napoli pas kësaj fitore ka 78 pikë dhe tani është edhe më afër që ta sigurojë edhe matematikisht titullin kampion.

Napoli tani ka 17 pikë më shumë se Lazio, që mban vendin e dytë, teksa Juventusi është i treti me 59 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco