Angli/ Nën hetim për trukim klubi që siguroi ngjitjen në Premier Ligë

Angli/ Nën hetim për trukim klubi që siguroi ngjitjen në Premier Ligë

23:04, 23/04/2023

Situatë kaotike në futbollin anglez. Klubi i Burnleyt, që drejtohet nga Vinsent Kompani dhe siguroi ngjitjen në Premier Ligë është nën hetim nga EFL për trukim të mundshëm të ndeshjes ndaj Reading, të zhvilluar më 15 prill, që përfundoi në barazim 0-0.

Burnley, ku aktivizohet dhe portieri i Kosovës, Muriç, bëri rotacion masiv, duke hedhur në fushë lojtarë të rinj me pak minuta në këmbët e tyre, teksa paraqitja e tyre është konsideruar dukshëm më e dobët, duke përfunduar në hetim.

Në rast se Burnley shpallet fajtor, skuadra e Kompani do të përballej me zbritje pikësh dhe gjobë, që do e kompromentonte ndjeshëm sezonin.

Vlen të theksohet fakti se edhe në duelin e fundit ndaj QPR, kryesuesit e kampionatit u mposhtën me rezultatin 1-2. Fitorja e fundit e tyre daton më 10 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco