Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

 Zhang inkurajon trajnerin dhe lojtarët, i telefonon para ndeshjes me Benficën

Zhang inkurajon trajnerin dhe lojtarët, i telefonon para ndeshjes me Benficën

17:24, 19/04/2023

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka gjetur një mënyrë për të inkurajuar skuadrën në prag të sfidës ndaj Benficës. Zikaltërve u duhet të mbrojnë avantazhin 2-0 të krijuar në Lisbonë, për të vijuar aventurën në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku i pret Milani.

Në letër duket mision i lehtë, por situata në kampin zikaltër nuk është aspak e qetë, për shkak të ecurisë negative në kampionat.

Ndaj edhe presidenti ka zgjedhur të komunikojë me telefonata e mesazhe me trajnerin Inzaghi dhe një pjesë të titullarëve, duke u përpjekur t’i motivohej e inkurajojë për një tjetër 90-minutësh të bukur.

Mes futbollistëve që ka kontaktuar presidenti, janë emra si Dzeko, Lautaro, Barella e Calhanoglu, të cilët pritet të luajnë të katër titullarë ndaj Benficës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco