Gafa fatale e Saka, Arsenali komplikon misionin titull

Gafa fatale e Saka, Arsenali komplikon misionin titull

17:23, 16/04/2023

Vetëm një pikë për Arsenalin në derbin kundër West Ham. Dueli i luajtur në “London Stadium” prodhoi emocione, ndërsa në fund të dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

Kryesuesit e Premier League e filluan ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer. Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në minutën e shtatë. Tri minuta më vonë festoi edhe kapiteni Martin Odegaard.

Vendasit reaguan dhe ia dolën të rihapnin takimin në minutën e 33’. Penallti për West Ham dhe gol i Mohamed Said Benrahma.

Pjesa e dytë filloi me një penallti për Arsenalin, por Bukayo Saka (52’) goditi jashtë. West Ham mori zemër dhe gjeti golin e barazimit tri minuta më vonë.

Jarrod Bowen u harrua nga mbrojtja mike dhe në stadium shpërtheu festa. Skuadra e David Moyes ishte shumë afër përmbysjes së madhe, por Antonio u ndal nga traversa (81’).

Në fund barazim 2-2, rezultat që gëzon West Ham dhe Manchester City, që mund ta dërgojë në një pikë distancën me kreun nëse fiton ndeshjen e prapambetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco