Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kaloi Ronaldon dhe barazoi Salah, Haaland 8 ndeshje në dispozicion për rekordin absolut

Kaloi Ronaldon dhe barazoi Salah, Haaland 8 ndeshje në dispozicion për rekordin absolut

13:52, 16/04/2023

Erling Haaland i shtoi edhe dy gola të tjerë llogarisë së tij në Premier League teksa i shënoi ato në triumfin shtëpiak të Manchester City ndaj Leicester me rezultatin 3-1. Bomberi norvegjez shkoi në 32 gola të shënuar në këtë sezon të elitës angleze duke vijuar me rekordet e tij.

Këtë herë 22-vjeçari kaloi emra si Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez që në të kaluarën nuk kishin shkuar përtej kuotës së 31 golave në Premier League. Tashmë, për momentin, Haaland është në barazim me Mohamed Salah i cili me Liverpoolin në sezonin 2017/18, u ndal në kuotën e 32 golave. Megjithatë, për Haaland ka ende kohë për të vendosur emrin e tij në majën e Premier League.

Janë edhe tetë ndeshje të mbetura në të cilat sulmuesi i The Citizens do të kërkojë të gjejë rrugën e rrjetës teksa i mjaftojnë tre gola për rekordin absolut. Dyshja që për momentin ka shënuar më shumë gjatë një sezoni të Premier League është Alan Shearer, kur regjistroi kuotën e 34 golave me fanellën e Blackburn Rovers në sezonin 1994/95 si dhe Andy Cole po me 34 gola me fanellën e Newcastle në sezonin 1993/94.

Por, duke njohur aftësinë dhe nuhatjen e Haaland dyshja britanike do ta ketë të vështirë ta ruajë këtë rekord me norvegjezin që edhe pse në sezonin e tij të parë në Premier League, duket se ia ka dalë ta pushtojë i vetëm të gjithë Anglinë. Tetë ndeshjet e radhës për Manchester City janë ndaj Arsenal, Fulham, West Ham, Leeds, Everton, Chelsea, Brentford dhe Brighton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco