‘Nuk e kuptoj, lojtarët në fushë pa emocione dhe të ftohtë’, Tuchel i zhgënjyer: Duhet ndryshim

‘Nuk e kuptoj, lojtarët në fushë pa emocione dhe të ftohtë’, Tuchel i zhgënjyer: Duhet ndryshim

12:50, 16/04/2023

Bayern Munich nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Hoffenheim. Bavarezët edhe pse kaluan të parët në avantazh me Benjamin Pavard, nuk ia dolën të shënonin edhe të dytin për të mbyllur sfidën dhe u ndëshkuan në minutën e 71-të nga Andrej Kramaric.

Pas sfidës, trajneri i rekordmenëve gjermanë, Thomas Tuchel e shprehur hapur zhgënjimin nga lojtarët e tij duke u shprehur se në fushë ata u shfaqën pa grintën e duhur.

“Mendova se edhe pas ndeshjes me Manchester Cityn në mesjavë, do të ishim përgatitur ashtu siç duhej dhe do të luanim me inat në fushë. Por, nuk ishte ky rasti dhe më vjen shumë keq. Ishim të ngadaltë dhe u shfaqëm pa emocione, na mungonte shpirti i duhur. Skuadra nuk ishte mjaftueshëm e karikuar, na duhet një ndryshim. Duhet të shfaqemi më të motivuar”, u shpreh Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco