'Benzema është prova për gjendjen fizike të skuadrës', Ancelotti: Janari e ka fajin!

'Benzema është prova për gjendjen fizike të skuadrës', Ancelotti: Janari e ka fajin!

12:20, 16/04/2023

Real Madrid fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Cadiz teksa “Los Blancos” shkurtojnë për momentin në 10 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese. Pas sfidës, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se skuadra është në një gjendje shumë të mirë fizike pavarësisht se është fundi i sezonit dhe sipas italianit, prova më e mirë për këtë është Karim Benzema i cili pas ndeshjes së Champions League në mesjavë, luajti sërish për 90 minuta.

“Skuadra është shumë mirë fizikisht, ka energji. Ajo që di të them është se një lojtar 35-vjeçar zhvilloi një ndeshje shumë të mirë të mërkurën dhe tre ditë më pas e përsëriti, do ta bëjë sërish këtë edhe të martën. Benzema është prova që ekipi është shumë mirë fizikisht. E aktivizova Benzema sepse e shoh të freskët dhe do të jetë deri në fundin e sezonit.

Diferenca 10 pikë me Barcelonën? Mund të bënim edhe më mirë, por po paguajmë atë ngarkesën e janarit ku lamë edhe shumë pikë. Janë pikët të cilat e kanë krijuar këtë diferencë”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco