Zbulohet mesazhi i fundit i volejbollistes që ra nga dritarja e hotelit, nëna nuk beson në vetëvrasje

Zbulohet mesazhi i fundit i volejbollistes që ra nga dritarja e hotelit, nëna nuk beson në vetëvrasje

13:21, 14/04/2023

Julia Ituma, ylli i ngritje i Novara-s në Itali, e cila shkoi në Stamboll për ndeshje i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i hotelit ku po qëndronte dhe u publikua edhe mesazhi i saj i fundit i dërguar bashkëlojtarëve në WhatsApp.

Ituma luajti me Novarën e saj në Stamboll, ku rival në gjysmëfinale të Champions League ishte Eczacibasi nga Turqia. Mirëpo, pak orë pas duelit më të rëndësishëm të karrierës së saj, mbërriti lajmi tronditës se ajo kishte vdekur pasi u ra nga dritarja.

Shkaqet që çuan në rënien janë ende të paqarta, por pas pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet për vetëvrasje.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur në korridorin para dhomës së hotelit dhe duke folur në telefon, më pas u ul dhe qau, e në fund hyri në dhomë dhe më pas u gjet e vdekur përballë hotelit.

Ndërsa policia e vlerësoi ngjarjen si një vetëvrasje, prokuroria kryesore publike e Stambollit nisi një hetim.

Spanjollja Lucia Varela Gomez, shoqja e dhomës e Ituma tha:

“Folëm deri në orën 01:30. Më pas më zuri gjumi. Në mëngjes mora vesh se ajo kishte rënë”.

Sipas mediave turke, Julia Ituma ka ardhur në hotel pas ndeshjes dhe ka folur në telefon në korridor nga ora 22:49-23:30. Më pas ajo u ul para dhomës së saj për rreth një orë, duke menduar dhe qarë, dhe më pas hyri në dhomë.

Ituma më pas hapi dritaret në dhomë dhe më pas u hodh dhe ra në tokë pa goditur tendën nën ndërtesë.

U zbulua se Ituma, e cila u tha shoqeve të skuadrës dhe trajnerit se nuk ishte mirë gjatë natës, i shkroi "Mirupafshim" grupit të përbashkët WhatsApp të ekipit përpara se të hidhej nga dritarja.

Shoqja e saj e dhomës u trondit kur u zgjua dhe mori vesh se çfarë kishte ndodhur.

Nëna e saj Elizabeth tha se nuk beson se vajza e saj ka kryer vetëvrasje.

“Vajza ime ishte aq e fortë sa nuk mund ta besoj se donte të hidhej nga dritarja”, tha nëna për La Republica.

Sipas informacioneve, Ituma ka telefonuar nënën e saj rreth orës 22:00 dhe i ka thënë:

“Mami humbëm, shënova dy pikë, por skuadra ishte e tmerrshme”, kishte thënë volejbollistja.

Autoritetet turke urdhëruan autopsinë e trupit dhe konfiskuan telefonin për të rënë në gjurmët e personit me të cilin volejbollistja kishte folur para vdekjes së saj, raportojnë mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco