'Buzëqesh' Tirana! Mbrojtësi bardheblu bën prapaktheu, mund të rinovojë kontratën me klubin

'Buzëqesh' Tirana! Mbrojtësi bardheblu bën prapaktheu, mund të rinovojë kontratën me klubin

10:57, 14/04/2023

Situata është me ulje-ngritje te Tirana për sa u përket rinovimeve në skuadër. Dihet tashmë që Tirana ka mbyllur marrëveshjen gojore me Bekajn dhe shumë shpejt mund të ketë një firmë. Nga ana tjetër, Tirana është shumë pranë firmës edhe me Zhozelin Behiratçen. Edhe me mbrojtësin është arritur një marrëveshje dhe pritet të ketë firmë.

Klubi po diskuton edhe me lojtarë si Aleksi e Hila, por gjërat do të zbulohen në ditët në vazhdim. Tiranës, nga maji e në vazhdim i duhet një skuadër tjetër për të afruar.

Kështu, është e sigurt që duhet një portier i ri që të garantojë të qenit titullar. Në mbrojtje duhen një ose dy qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës krahu, një majtas dhe një djathtas.

Mesfusha është më e kompletuar me një rinovim të Hilës dhe Aleksit gjithçka shkon sipas parashikimeve.

Image

Një repart që duhet të afrojë lojtarë është sulmi. Dihet që Tiranës i duhet një qendërsulmues dhe një lojtar që mund të luajë në krah në vend të Xhixhës apo Hasanit. Sigurisht, grupi do edhe alternativa të ndryshme që të jenë në skuadër.

Shkurt, një revolucion. Tiranës i duhen disa lojtarë, ose më saktë, 5 titullarë, që të plotësojë skuadrën për ndeshjet e Europës dhe sezonin e ri.

Dy repartet që preken më shumë janë mbrojtja dhe sulmi. Gjithsesi, Tirana mund të rinovojë me disa lojtarë dhe klubi mund të jetë më i qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco