Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Telefonata që çoi në vdekjen e volejbollistes së talentuar italiane , po hetohet se me kë po fliste

Telefonata që çoi në vdekjen e volejbollistes së talentuar italiane , po hetohet se me kë po fliste

09:55, 14/04/2023

Autoritetet turke urdhëruan autopsinë e trupit dhe konfiskuan telefonin për të gjurmuar personin me të cilin foli para vdekjes volejbollistja e vrarë në mënyrë tragjike Julia Ituma (18), njoftojnë mediat italiane.

Një tragjedi e madhe tronditi dje sportin italian pasi u konfirmua lajmi për vdekjen e një prej volejbollisteve më të talentuara në botë, Julia Ituma (18).

Ituma luajti me Novarën e saj në Stamboll, ku rival në gjysmëfinale të Champions League ishte Eczacibasi nga Turqia. Mirëpo, pak orë pas duelit më të rëndësishëm të karrierës së saj, mbërriti lajmi tronditës se ajo kishte vdekur pasi u rrëzua nga dritarja.

Shkaqet që çuan në rënien janë ende të paqarta, por pas pamjeve të kamerave të sigurisë së hotelit, dyshohet për vetëvrasje.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur në korridorin para dhomës së hotelit dhe duke folur në telefon, më pas u ul dhe qau, e në fund hyri në dhomë dhe më pas u gjet e vdekur përballë hotelit.

Mesa duket disa telefonata në mes të natës e kanë shqetësuar dhe vdekja e Julias tronditi mbarë botën sportive, ndërsa shkaqet po hetohen nga autoritetet turke.

“Është çështje e saj private, ka folur në telefon vonë natën. Duhet të ketë pasur telefonata të rëndësishme, por me kë nuk e dimë”, tha menaxheri i saj.

Nënë Elizabeta dhe motra Helen fluturuan drejt Stambollit në orët e para të pasdites së djeshme për të monitoruar rastin, me mbështetjen e konsullatës italiane në Stamboll.

Para se trupi i Julias të kthehet në Itali, autoritetet turke do të duhet të bëjnë autopsinë, e planifikuar për sot, ndërsa volejbollistes fatkeqe i është konfiskuar celulari, i cili duhet t'i përgjigjet pyetjes së hetuesit - kush ishte në telefon me Julian dhe pse u mërzit deri në atë masë sa mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco