Mbappe: Champions League është gjithçka që më duhet

Mbappe: Champions League është gjithçka që më duhet

21:42, 13/04/2023

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka folur së fundmi për të ardhmen e tij.

Në një intervistë për mediet franceze, sulmuesi theksoi se qëllimi i tij është të fitojë Champions League-n me PSG-në.

“Niveli tjetër? Mendoj të fitoj Champions League-n. Unë kam luajtur tashmë në një finale, një gjysmëfinale, një çerekfinale. Unë bëra gjithçka përveç fitores.

Champions League është gjithçka që më duhet. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt. Ku? Në Paris Saint-Germain. Unë jam parizien dhe kam kontratë. Pra është Paris Saint-Germain”, deklaroi Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco