Feyenoordi, ‘gjysmë hakmarrjeje’ ndaj Romës

Feyenoordi, ‘gjysmë hakmarrjeje’ ndaj Romës

20:43, 13/04/2023

Çerekfinalet e Europa League filluan me fitoren 1-0 të Feyenoordit përballë Romës.

Takimi i parë u luajt në “De Kuip” dhe u vendos nga perla e Mats Weiffer (54’).

Skuadra e Arne Slot shijoi një gjysmë hakmarrjeje të ëmbël ndaj verdhekuqve, kundër të cilëve humbën finalen e Conference League të sezonit të kaluar në “Air Albania”.

Gjithsesi, hakmarrja e plotë do të vijë nëse sigurohet kualifikimi në gjysmëfinale.

Roma humbi një penallti në fundin e pjesës së parë. Lorenzo Pellegrini kishte shansin e artë të kalonte italianët në avantazh, por kapiteni u ndal nga shtylla.

Jose Mourinho humbi shërbimet e Paulo Dybala dhe Tammy Abraham për shkaqe dëmtimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco