Telashe në kthimin e Bayernit për në Mynih, alarm në avion

Telashe në kthimin e Bayernit për në Mynih, alarm në avion

18:04, 12/04/2023

Edhe kthimi i Bajernit në Gjermani shkon si mos më keq! Emergjencë në avion, ndërhyjnë ambulancat dhe mjeku i skuadrës

Bayern Munchen ka kaluar një natë të tmerrshme në Angli pasi është mundur me shifrat 3-0 nga Manchester City dhe skuadra që shihej mes favoritëve për të fituar Ligën e Kampioneve, tani rrezikon t’i japë lamtumirën turneut në çerekfinale.

Telasheve në fushë, i shtohen edhe ato jashtë, pasi edhe udhëtimi i kthimit në Gjermani sot ka vijuar me probleme.

Skuadra bëhej gati në drekë të udhëtonte nga Manchesteri në Mynih kur në kabinën e fluturimit është ngritur alarmi.

Një pasagjer i pranishëm në avion kishte pësuar një situatë të rënduar shëndetësore dhe u desh që në atë moment të ndërhynte mjeku i ekipit bavarez, specialisti i zemrës Prof. Dr. Roland Scmid.

Ai qëndroi përkrah këtij personi derisa në pistë, pranë avionit, erdhën disa ambulanca me personel dhe me aparatura të specializuara për të zgjidhur këtë situatë.

Personi në fjalë u transportua jashtë avionit dhe u shoqërua në spital.

Kjo solli një vonesë prej më shumë se një ore në fluturimin e Bayernit, i cili kësisoj u detyrua që të qëndronte përsëri në pritje në avion.

Kështu i kishte ndodhur edhe në raundin e kaluar pas ndeshjes ndaj PSG-së, kur një problem në trafikun ajror e la ekipin në pistën e aeroportit të Parisit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco