Britania e Madhe dhe Irlanda kërkojnë zyrtarisht organizimin e ‘EURO 2028’

Britania e Madhe dhe Irlanda kërkojnë zyrtarisht organizimin e ‘EURO 2028’

17:36, 12/04/2023

Britania e Madhe dhe Irlanda kanë dorëzuar zyrtarisht ofertat e tyre për të pritur Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Dhjetë stadiume janë përzgjedhur për të organizuar ndeshje, duke përfshirë gjashtë në Angli: “Wembley”, “Tottenham Hotspur Stadium”, “Etihad Stadium”, “St James’ Park”, “Villa Park” dhe terreni i ri i Evertonit në “Bramley Moore Dock”.

Vendet e tjera janë “Stadiumi Principality” në Cardiff, “Hampden Park” në Glasgow, “Stadiumi Aviva” në Dublin dhe “Casement Park” në Belfast.

Oferta britanike dhe irlandeze zhvillohet nën sloganin “Për të gjithë, për të mirë, për të ardhmen”.

Britania e Madhe dhe Irlanda përballen me konkurrencën nga Turqia për organizimin e “EURO 2028”.

Një votim do të mbahet nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA, në tetor.

Në qendër të ofertës është një premtim se tre milionë bileta të turneut do të jenë në dispozicion, më shumë se çdo kampionat evropian i mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco