E konfirmuar, Rashford do t’i mungojë në disa ndeshje Unitedit

E konfirmuar, Rashford do t’i mungojë në disa ndeshje Unitedit

17:14, 12/04/2023

Sulmuesi Marcus Rashford do të mungojë për “disa ndeshje” për shkak të një dëmtimi muskulor, ka thënë Manchester United.

25-vjeçari anglez u largua nga fusha duke shfaqur një shqetësim gjatë pjesës së dytë të fitores së United ndaj Everton të shtunën.

United nuk dha një afat kohor specifik për rikthimin e tij, por tha se ai pritet të luajë përsëri këtë sezon.

“Nuk mund të jap më shumë detaje për këtë sepse nuk e dimë. Duhet të shohim se si do të zhvillohet, lëndimi”, tha trajneri Ten Hag.

“Sigurisht që është një pengesë dhe ai është i zhgënjyer për këtë, por ai e di se do të kthehet shpejt. Ai është optimist dhe ka filluar menjëherë rikuperimin dhe rehabilitimin e tij, në mënyrë që të ndihmojë për t’u rikthyer shpejt”, u shpreh trajneri holandez.

Rashford ka shënuar 28 herë në 47 ndeshje këtë sezon dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet e ligës. Ai ka shënuar 20 gola në 28 ndeshje që nga kthimi pas Kupës së Botës në dhjetor.

Manchester United do të luajë kundër Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League të enjten në Old Trafford.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco